Një automjet tip ‘BMW’ ka marrë flakë mesditën e sotme në Durrës.Mësohet se makina ka qenë e parkuar në afërsi të Pallatit të Sportit, “Ramazan Njala”.

Siç duket edhe nga fotot në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë si dhe forcat zjarrfikëse për të shuar flakët.

Për disa minuta me radhë, në këtë pjesë të qytetit të Durrësit u bllokua qarkullimi i makinave.Paraprakisht nuk bëhen me dije ende shkaqet e përfshirjes së automjetit nga flakët.

Artikulli paraprakLARGOHET ME MAKINËN E VJEDHUR, SHQIPTARI PLAGOSET NGA POLICIA
Artikulli tjetërBËRI 12 VJET BURG I AKZUAR PËR VRASJE, SHQIPTARI DEL I PAFAJSHËM