Një makinë është shkrumbuar nga flakët në rrugën e Krujës. Makina e djegur është në pronësi të Alfred Stojanit nga qyteza e Ulzës, dhe është shkrumbuar nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme në afërsi të një lavazhi në rrugën që të çon në qytetin e Krujës.

Sipas zjarrfikësve bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, pasi pjesët e makinë janë lyer me lëndë djegëse. Po ashtu edhe në sendiljet e makinës dhe në pjesët e tjera kanë gjetur mbetje benzine.

Nuk dihet ende se kush lëvizte me këtë makinë megjithatë polica ka ngritur një hetim për të zbardhur autorët e kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakORTEKU NË ITALI VRET 2 SKIATORË
Artikulli tjetërMJEKËT KËRKOJNË KUSHTE MË TË MIRA PËR TË PARANDALUAR IKJEN E STAFIT SHËNDETËSOR