Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë sheshit “Shqiponja”, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.Sipas policisë zjarri në automjet ishte aksidental.

“Rreth orës 19.03 në afërsi të rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja” është përfshirë nga flakët në ecje,automjeti në pronësi të shtetasit K.H. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë aksidental”, tha policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA RREZIKON TË BOSHATISET NË 70 VITE, 2000 KËRKESA NË MUAJ PËR AZIL
Artikulli tjetërAKSIDENT NË ELBASAN, 1 I VDEKUR DHE 2 TË PLAGOSUR