Një aksident ka ndodhur në zonën e quajtur “Nesharaku”, pranë “Vasil Shantos” në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor 76 vjeçar.

I moshuari ka rene në tokë, ndërsa askush nuk i ka ofruar ndihmë.

Mjetet nuk e kane ndaluar qarkullimin, ndërsa i moshuari ka qëndruar i shtrirë në mes të rrugës deri sa ka ardhur një ambulancë. I aksidentuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht goditja nuk ka qenë e madhe dhe 76 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se policia ka ndaluar shoferin i cili është shoqëruar për t’u pyetur më tej për ngjarjen.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË PARA DREJTORISË SË POLICISË SË GJIROKASTËR, KA TE PLAGOSUR
Artikulli tjetërSULMOHET ME GRANATË BANESA E ISH-POLICIT NË SHKODËR