Një aksident ka ndodhur në Elbasan, kur një automjet ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se, E. G., 26 vjeç, banues në fshatin Fanjë, në rrugën “Qemal Stafa”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar të miturin E. D., 8 vjeç, banues në Elbasan.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS.
Më datë 17. 12. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E. G., vjeç 26, banues në fshatin Fanjë, pasi në rrugën “Qemal Stafa”,
duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar të miturin E. D., vjeç 8, banues në Elbasan, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.