Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të “Xhamisë së Parrucës” ku një i moshuar i cili kishte qënë me bicikletë u përplas nga një automjet që drejtohej nga 21 vjecarja A.N.

Pas përplasjes 53 – vjecari shtetasi, S.D , u tranportua në spitalin rajonal dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut. Policia ka mbërritur në vendgjarje ku ka bërë shoqërimin e drejtueses se automjetit Tip Smart me targa AA 800 MH.Grupi hetimor i cili mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.Sic mësohet kanë qënë kalimtarët e rastësishëm të cilët i kanë ofruar ndihmën e parë të moshuarit duke e tranportuar me një automjet në spital.Sipas bluzave të bardha i dëmtuari po mbahet nën mbikëqyrje pasi ka pësuar disa fraktura të vogla në trup .Aksidentet

Artikulli paraprakJAHJAGA, FJALIM PARA STUDENTËVE NË DITËN E FUNDIT SI PRESIDENTE
Artikulli tjetërPUNONJËSI I GARDËS 29 VJEÇAR VRET GRUAN