Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme në rrugën kryesore të qytetit.
I plagosuri është Qani Çela. Ai ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë tip ‘Toyota Yaris’ e drejtuar nga një grua 50-vjeçe.
Çela është transportuar në spital, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.