Një këmbësor humbi jeten, pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga një I mitur.Aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojën e Re në Lezhë.Viktimë e këtij aksidenti mbeti Frrok Lika 63-vjeç, banues në Ishull-Lezhë.

63-vjeçari mori dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit dhe humbi jeten në vendin e ngjarjes, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin shtetasin me iniciale P.M 14-vjeç banues në Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.Ndërkojë policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që i mori jeten 63-vjeçarit Frrok Lika.

Artikulli paraprakBECI: FALEMINDERIT TË GJITHËVE, TË DIELËN TË DALIM PËR TË BËRË ZGJEDHJEN TONË
Artikulli tjetërBECI: BASHKIA SHKODËR 30 VITE PA PUNË