Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi motocikleta me të cilën udhëtonte u godit nga një automjet. Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër, me afërsi të fshatit Dajç, ndërsa i plagosuri fillimisht mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës e më pas u transportua drejt spitalit të Traumës ne Tiranë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që është i treti që ndodh në rruget e qarkut te Lezhës brenda harkut kohor të 24 orëve me një bilanc prej 3 personash të plagosur.

Artikulli paraprakTENSIONET NË KOSOVË/ “PËRGJEGJËSIA E BEOGRADIT”, META: RAMA KA SHOQËRUAR INICIATIVAT E VUÇIÇ PËR DOMINIMIN E SERBISË
Artikulli tjetërBUXHETI 2023, KËSHILLI BASHKIAK E MIRATON ME 26 VOTA