Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor që lidhe vendin e njohur si “Pushimi i shoferit” me Divjakën.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Këmishtaj.64-vjeçari Mihal Nushi, që ishte duke udhëtuar me një motoçikletë, është përplasur nga një makinë tip Volksëvagen, që drejtohej nga 23-vjeçari Pjerino Jaupllari.
Shkak i aksidentit është bërë dalja e menjëhershme e motoçikletës dhe prerja e rrugës së automjetit.64-vjeçari është shoqëruar menjëherë në drejtim të spitalit të Lushnjes