Një aksident ka ndodhur përballë Kishës Katolike në Tiranë. Motori është përplasur nga një makinë, duke plagosur lehtë motoçiklistin.

Motori ka rene  në tokë, te vijat e këmbësorëve, ndërkohë që ka pësuar disa dëmtime. Makina mendohet se nuk ka frenuar në kohën e duhur, duke përplasur nga pas motorin. Policia shoqëroi drejtuesin e makinës deri në sqarimin e shkaqeve.

Ndërkohë, drejtuesi i motorit është jashtë rrezikut për jetën dhe ka pësuar dëmtime të lehta.

Artikulli paraprakTË DËNUAR TË SËMURË, LIGJI I RI I LË TË VDESIN NË BURG
Artikulli tjetërGJERMANIA MË E PREFERUARA PËR TË DIPLOMUARIT NË MJEKËSI