Drejtuesi i një motorri mbeti i plagosur, pasi motori me të cilin po lëvizte u përplas nga një automjet.Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkures në rrugen Shëngjin-Kune, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi me iniciale A.Z.Ai u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat dhe mori në pytje drejtuesin që shkaktoi aksidentin, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.Sezoni turistik ka rritur numrin e aksidenteve në rruget e Qarkut të Lezhës, ndërsa policia rrugore ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu bëhet me dije se nuk do të ketë tolerimë ndaj shkelesve të kodit rrugor dhe masat ndëshkimore do të jenë të ashpra.

Artikulli paraprakBERISHA: SOT PARLAMENTI MBYLLET ME FAQE TË ZEZË PËR SHKAK TË RAMËS, PO NGRIHENI KUNDËR KUSHTETUTËS
Artikulli tjetërRAMA: RAJONI S’MUND TË BËHET PENG I NJË KRIZE MES KOSOVËS DHE SERBISË