NGJARJA NË FSHATIN SHTOJ I VJETËR NË AKSIN SHKODËR – HANI I HOTIT. Një 27-vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë ndërsa po lëvizte me motoçikletë te kryqëzimi i fshatit Shtoj i Vjetër.
Viktima Leonard Marku duke udhëtuar me mjetin motorr tip Indiana 50 cc pa targa është përplasur nga mjet me tip Benz i cili drejtohej nga Mark Sterkaj, 32 vjeç. Mësohet se është shoqëruar drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ në ambientet e policisë.Policia e shkodres ka mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes dhe burime pranë bluve te shkodres bejne me dije se shkak I këtij aksidenti ka qene mos respektimi I shenjave te qarkullimit rrugor.Ky është aksidenti I dyte qe shoqeron rruget e qarkut te Shkodres ne harkun kohor te 24 oreve, ku pas plagosjes se rende te 50 vjecares në lagjen rus të qytetit, tashme aksidenti I dyte ka qene fatal per 27 vjecarin I cili ka nderruar jete si pasoje e perplasjes me automjetin.