Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Durrës.
Një fëmijë 4 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Durrës në lagjen “Pavarësia” pasditen e së enjtes dhe sipas informacioneve të policisë fëmija u përplas teksa po tentonte të kalonte rrugën në krahun tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Pavarësia pranë zonës së plazhit. Pas aksidentit drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia në vendngjarje po punon për identifikimin e autorit
.