Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Një automjet ka përplasur një të moshuar që lëvizte me motor.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës.
I moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Mësohet se i moshuari ka marrë disa goditje në kokë.

Ndërkohë që identiteti i të plagosurit nuk bëhet ende i ditur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakPLAGE ME ARMË ZJARRI,GJENDET I VDEKUR NË BANESË 47-VJEÇARI
Artikulli tjetërME DROGË NË MAKINË, ARRESTOHEN 4 TË RINJTË