Një 28-vjeçar është aksidentuar nga një makinë në aksin rrugor Burrel-Milot. I riu raportohet se u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në aksin rrugor Burrel-Milot, pranë njësisë administrative Baz, shtetasi K.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin këmbësor Z.B, rreth 28 vjeç, banues në Burrel.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.