Një person ka mbetur i plagosur sonte në kryeqytet, pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi gjatë orës 19:00, në zonën e Porcelanit.
I lënduari është një i ri rreth 25-vjeç, i cili lëvizte me motor.
Ai u përplas nga një automjet me targa AA 115 TU, në rrethana ende të paqarta.
I plagosuri u nis me ambulancë drejt spitalit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.