Një aksident automobilistik ndodhi mesditën e sotme përpara godinës së drejtorisë së policisë Durrës.
Automjeti me targa AA 990 EA është përplasur me autobusin e linjës qytetase Durrës-Porto Romano.
Si pasojë e përplasjes nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Njëri prej mjeteve ka përfunduar hyrje të godinës së policisë e cila menjëherë ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave.