Një person ka humbur jetën në zonën e Kurbinit.
Sipas informacioneve një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të diele në fshatin Gjorm.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë kjo e dielë ka përgjakur rrugët e vendit. Në orët e para të mëngjesit një person humbi jetën dhe 11 u plagosën.

Më i rëndi ishte aksidenti i shënuar në rrugën e Kombit ku një veturë u përplas me një autobus turistësh që udhëtonin nga Tirana në Brezovicë.

Nga përplasja mbeti i vdekur Led Caka, i cili udhëtonte në veturën, që pas aksidentit përfundoi e ndarë më dysh në rrugë.

I riu udhëtonte nga Rubiku drejt Milotit, ndërsa autobusi me turistë në krahun e kundërt.
Në këtë vend, dy mjetet u gjenden përballë, pasi 28 vjeçari dyshohet se kishte kryer një parakalim të gabuar.

Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti ka përfunduar duke u përplasur edhe më bordurën anësore të rrugës.

Ndërsa për shkak të goditjes 8 persona në autobusin që udhëtonte drejt pikës turistikë të Brezovicës mbetën po ashtu të plagosur.

Më herët, dy të rinj mbetën të plagosur në aksin Fushë Krujë – Tiranë pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga.Edhe këtu shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë.
Ndërsa një Elbasan, një 57 vjeçar që udhëtonte me biçikletë u përplas nga një veturë.

Dyshimet janë se ai i preu rrugën makinës, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Dhjetori ka shkaktuar një bilanc tragjik aksidentesh në rrugë, ku në shumicën e rasteve shkak është evidentuar shkelja e rregullave të qarkullimit

Artikulli paraprak4 SHQIPTARË TE VRARË NË DY JAVË NË ANGLI
Artikulli tjetërMBËSHTETJE E PASHTERRSHME, TIFOZËT BËJNË BAYERN MUNICH TË “FLAS” SHQIP