Një përson ka mbetur i plagosur rende pas perplasjes se nje autoveture me një kamion ne superstraden Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi rreth ores 13 e 30 minuta te së shtunes ne afersi te fshatit Ishull-Shengjin, ndersa i plagosur mbeti drejtuesi i autovetures volsvagen. Ai u dërgua me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës e pasi mori ndihmen e parë mjekësore u transportua drejt spitalit te Traumes në TIranë, në gjendje të rëndë për jeten.

Siç tregojnë pamjet nga përplasja e forte të dy mjetet perfunduan jashte rruge, ndërsa për nxjerrjen e të plagosurit nga majina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikese.

Policia e cila mbërriti menjhëhere në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e kamionit, si dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Artikulli paraprakOSMANI PARA PARTIZANIT: NUK JEMI NË PRESION
Artikulli tjetër“MIGJENI”, PËRGATITJET E FUNDIT PËR PREMIERAT E PARA