Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, ku automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” Arsen Çela, 63 vjeç, banues në Orikum.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.

Artikulli paraprakDITA E 33 E PROTESTËS, BASHA: SHQIPTARËT E KUPTUAN NGA STUDENTËT, BASHKIMI BËN FORCËN
Artikulli tjetër10 VJET NGA VRASJA E ADOLESHENTIT, ANARKISTËT BOMBA MOLOTOV POLICISË