Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Sektor Rinia” në Durrës.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e avllisë së një banese.Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti është shkatërruar plotësisht.
I plagosur rëndë mësohet se ka mbetur shoferi i mjetit, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.