Tre persona, mes tyre një efektiv policie kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte, ku mësohet se një mjet Ford është përplasur me një furgon.
Sipas burimeve, furgoni ishte ndaluar nga një punonjes policie, por në momentin që është përplasur nga prapa nga makina ford edhe polici eshte goditur nga furgoni.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital me ambulancë, ku ndodhen jashte rrezikut per jeten.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.