Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në Bulqizë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Makina tip “Opel”, me targa AA 903 Kl ka dalë nga rruga duke u përplas me shtyllën e ndriçimit të dhe më pas është përmbysur.
Policia lokale e Bulqizës bën me dije se është plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.