Një përson humbi jeten, në një aksident rrugor të ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.Sipas policise automjeti me drejtues shtetasin me iniciale J. K., 34 vjeç, doli nga rruga dhe u përplas me trafikndaresen.Nga goditja e forte, humbi jeten shtetasi me iniciale L.D, 50 vjeç I cili ishte pasagjer ne makine.
Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia me të cilen po lëvizte drejtuesi i mjetit dhe errësira na rrugë.
Segmenti rrugor Lezhë-Fushë Krujë është mjaft problematik përsa i përket aksidenteve rrugore, ku gjatë viteve të fundit numerohen një numer i konsiderueshem viktimash e të plagosur.