Dy të vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e së hënës në superstraden Lezhë-Shkodër.Një automjet tip “Fiat” me të cilin udhetonin dy përsona goditi nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor, ndërsa aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”.

Përplasja ishte e fortë, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të autovetures Prend Marku 56 vjeç dhe pasagjerit Martin Gjoka, 54 vjeç që të dy banues në Tale.Nga aksidenti mori lëndime dhe drejtuesi i zetorit Ardian Tomaj banues në fshatin Gocaj.Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të fiatit.Ky është aksidenti i katërt që ndodh në harkun kohor të 24-oreve në rruget e Lezhës, me një bilanc 2 të vdekur dhe 5 të plagosur.

Artikulli paraprakPLAZHI I KUNES “PUSHTOHET” NGA KAMPERAT
Artikulli tjetërTRITOL PRONARIT TË HOTELIT NË SHKODËR