Dy persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në Korçë, pasi mjeti ku po udhëtonin ka përfunduar në arë.
Aksidenti është regjistruar në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërnë.
Mjeti tip BMW ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe nga lagështia në rrugë.
Mësohet se pasi ka dalë nga rruga, mjeti ka bërë tre- katër batime dhe ka përfunduar në arë.
Fatmirësisht dy të aksidentuarit nuk kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar drejt spitalit të Pogradecit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.