Zëvëndësja e Arsimit, Nora Malaj ka folur për provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj.
Numri dy i ministrisë së Arsimit tha se është e pamundur rrjedhja e informacionit për tezën e provimit. Malaj tha se në këtë provim janë identifikuar 12 maturantë me celularë, 4 prej tyre në Tiranë. Këtyre maturantëve tha Malaj nuk do ti njihet rezultati i testit. Zv/ministrja u shpreh monitorimi u bë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.