Ka nisur me 162 nxnënës më pak, viti shkollor 2021 – 2022 në bashkinë Malësi e Madhe. Këtë fakt e konfirmon inspektorja e Arsimit dhe Shëndetësisë në bashkinë Malësi e Madhe, Mirsada Vuçaj e cila thotë se aktualisht janë 2653 nxënës në 37 shkollat në territorin e bashkisë Malësi e Madhe.

Nisur nga situata e krijuar nga përhapja e pandemisë, dhe numri I plotë I nxënësve në shkolla, bashkia Malësi e Madhe ka siguruar të gjitha mjetet për garantimin e sigurisë higjieno – sanitare bën të ditur inspektorja.

Bashkia Malësi e Madhe aktulisht po merret edhe me sigurimin e ngrohjes në shkolla, ku në pjesën më të madhe, ngrohja do të bëhet me dru.

Artikulli paraprakSHKODËR, “ROMËT DHE EGJIPTIANËT TË INTEGRUAR NË SHKOLLA”
Artikulli tjetërVERMOSH, BARIU PËR AVIONIN E RRËZUAR: DYSHOJ PËR DROGË