Në të gjitha njësitë administrative në bashkinë e Malësisë së Madhe brenda këtij viti do të realizohen investime të mëdha në sektorin e shëndetësisë.
Sipas nënkryetarit të kësaj bashkie Sytki Ndrecaj një ndër objektivat e kësaj administrate është pikërisht rikonstruksioni të gjitha qendrave shëndetësore me qëllimin e vetëm që banorëve ti ofrohet një shërbim shëndetësor sa më cilësor dhe i shpejtë.
Sipas Ndrecaj përmirësimi i infrastrukturës është prioritet për ofrimin e shërbimit me standartet që meritojnë qytetarët.Banorët e njësive vendore në Malësi të Madhe së shpejti do të kenë qëndrat shëndetësore të rinovuara me aparatura bashkëkohore.
Drejtuesit e bashkisë premtojnë përmirësim të shërbimit përfshi edhe urgjencat.
Momentalisht në Malësinë e Madhe po kryhen investime madhore në infrastrukturën arsimore dhe pas kësaj prioritet do të jetë ajo shëndetësore , investim që do të kryhet nga vetë fond i bashkisë me donatorë të huaj.
https://youtu.be/NFmoiDqRjjs