209 vatra zjarri janë evidentuar në territorin e bashkisë Malësi e Madhe gjatë vitit 2021. Drejtori i repartit zjarrëfikës Besnik Hasa bën të ditur se në disa vatra zjarri ka qenë e vështirë ndërhyrja ndërsa tregon rastin ku janë dashur 4 ditë për të neutralizuar zjarrin në një sipërfaqe pyjore.

Zjarret në pyje apo në ara kanë qenë më të shumtit thotë drejtori Hasa, ndërsa flet edhe për rastet e ndërhyrjes në banesa si shkak i shpërthimit të bombulave të gazit.Edhe pse numri i zjarreve në nji vit është i lartë, puna ka qenë e përballueshme bën të ditur drejtori pasi ky repart është i vetmi në qark i pajisur me mjete dhe numrin e duhur të efektivëve.

Vetëm verën e kaluar në territorin e kësaj bashkie efektivët zjarrëfikës ndërhynë për shuarjen e 177 vatrave të zjarrit.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 30 VITE NGA RIHAPJA E SEMINARIT NDERDIOQEZAN
Artikulli tjetërSHKODËR, DREJTORI I ZJARRËFIKËSES: ZJARRI NGA PAKUJDESIA