Për here të parë, në bashkinë Malësi e Madhe është shënuar numri më I lartë I zjarreve në 3 javë. Drejtori I repartit zjarrëfikës në këtë zonë, Besnik Hasaj bën të ditur se kjo situatë është e para e këtij lloji dhe vështirësia për ta përballuar është e madhe.

Pjesa më e madhe e zjarreve janë si shkak I djegies së bimësisë në toka për t’I pastruar gjatë verës bën të ditur drejtori Hasa.

Ndëkrohë, po verifikohen pronat ku ka rën zjarr dhe përgjegjësit e këtyre zjarreve me përmasa të mëdha do mbajnë përgjegjësi ligjore.

Me një mesatare prej tre zjarresh në ditë, kjo është situata e krijuar në ditët e para të verës në rrethin e Malësisë së Madhe. Ndërkohë, reparti zjarrëfikës atje duket se po punon me të gjitha kapacitetet për të ndaluar në kohë përhapjen e mëtejshme të tyre.

Artikulli paraprakPOLICIA RRUGORE: 4452 GJOBA GJATË FUNDJAVËS
Artikulli tjetërVËZHGIMI I STAR PLUS, MINISTRIA DËSHTOI ME QESET PLASTIKE