Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik. Shtetasi me inicialet D.L, 45 vjeç humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur por janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit me inicialet E.Sh dhe L.B. 45 vjeçari ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve të aksidentuara dhe nuk ka arritur që të shpëtojë duke humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës.
Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 11:10 në unazën e qytetit të Koplikut teksa mjeti tip Benz me drejtues shtetasin me inicialet E.P 20 vjeç, banues në Rrashkullaj të Malësisë së Madhe është përplasur me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin me inicialet L.B 40 vjeç. Viktima D.L po udhëtonte me mjetin tip Volsvagen ndërsa ishte si pasagjer dhe nga plagët e rënda ka humbur jetën shumë shpejt.
45 vjeçari që nuk arriti të shpëtojë ndërsa ishte në të njëjtin mjet sëbashku me dy të plagosurit e tjerë L.B dhe E.Sh të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit tip Benz E.P është shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë së Shkodrës.
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se aksidenti ka ardhur si shkak i mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrëfikëse të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe duke ndërhyrë në njërin prej mjeteve të aksidentuara. Në Shkodër numri i aksidenteve vijon të jetë i lartë duke qenë kështu një shqetësim.