Partia Demokratike në Malësi të Madhe ka rikonfirmuar në krye të kësaj dege si kryetar Anton Kokaj.
Një ditë më parë demokratët e Malësisë së Madhe morën pjesë në procesin zgjedhor ku kandiduan Anton Kokaj dhe Marçel Ramaj. Në fund të procesit fitues u shpall Anton Kokaj i cili fitoi bindshëm 153 vota pro tij dhe 7 vota për kandidatin tjetër Ramaj.
Më përpara procesit të votimit u mbajt Kuvendi i degës së PD në Malësinë e Madhe me praninë e të deleguarit në qarkun Shkodër Flamur Noka.
Kreu i PD në Malësinë e Madhe Anton Koka tha se është i frymëzuar nga mbështetja e demokratëve atje.
Pas Malësisë së Madhe me 1 dhjetor PD do të ketë procesin zgjedhor në degën Shkodër. Janë 15 emra të propozuar dhe pritet që kryetari i PD Lulzim Basha të sjellë 2 ose 3 kandidatë.
Pas këtij procesi të votimit në radhët e PD në rang kombëtar strukturat do bëhen gati për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 2019.