Në bashkinë Malësi e Madhe, gjatë muajit të fundit, situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 është drejt përmirësimit. Riza Curraj epidemiologu pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në këtë bashki bën të ditur se krahasuar me muajt gusht dhe shtator, kemi rënie të ndjeshme të rasteve pozitive me koronavirus.

Epidemiologu Curraj thotë se ka patur raste të riinfektimit me COVID-19, por simptomat kanë qenë më të lehta.

Bashkia Malësi e Madhe ka qenë ndër më të prekurat, pas bashkisë Shkodër në nivel qarku. Fatmriësisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë prej dy ditësh në këtë bashki nuk janë regjistruar raste të reja të infektuara me koronavirus.

Artikulli paraprakSHKODËR, “FJALA ARTISTIKE” NË SHKOLLËN “OSO KUKA”
Artikulli tjetërVLLAZNIA-YLLI 67-79, TRAJNERI: LOJTARËT TONË BUDALLENJ