Çmimi shumë i ulët i tregtimit të patateve dhe shpenzimet e mëdha që fermerët kanë për kultivimin e tyre janë kthyer në shqetësime serioze në Malësinë e Madhe.
Fermerët atje tregojnë vështirësitë me të cilat përballen duke thënë se çmimi që shesin patatet është i papërfillshëm e ndërsa nuk ka as pika grumbullimi…. Problemet me tregtimin e patates janë më të theksuara në fshatin Dobër të njësisë administrative Qendër në Malësinë e Madhe duke qenë se ka një prodhim më të madh atje por nuk bëjnë përjashtim edhe fshatra të tjerë.