BËHET FJALË PËR 38-VJEÇARIN ARBEN LAJÇAN NGA HOTI I MALËSISË SË MADHE. Prej shtatë muajsh familja e kishte denoncuar të zhdukur, ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune shpresat e tyre për ta gjetur gjallë janë shuar,
pasi policia e gjeti të pajetë me dyshimin se mund të jetë vrarë. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Arben Lajçan nga Hoti i Malësisë së Madhe, trupi i pajetë i të cilit u gjet i dekompozuar tërësisht në pyllin e fshatit Dedaj Shkrel, rreth orës 09.30. Policia bëri identifikimin e tij në sajë të lejes së drejtimit që iu gjet pranë trupit të pajetë, ndërsa dyshimet e bluve të Shkodrës janë për një vrasje ndaj tij me armë zjarri. Megjithatë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen vijojnë
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/UyChZ9sOECQ?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]