Mungesa e investimeve në këtë fshat ka krijuar kushtet e jetesës si në mesjetë. Askush nuk mirëmban rugët, rrjetin elektrik të amortizuar apo mbetjet e hedhura në të gjithë gjatësinë e lagjes.
Përmes medias banorët kanë kërkuar që të investohet të paktën në rikonstruksionin e rrugës, por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër pas çdo fushate zgjedhore. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga ku kalojnë çdo ditë fëmijë e të rritur është nën pushtetin e baltës dhe mbeturinave që hap era në këtë zonë.
Ndërkohë, rruga kryesore e këtij fshati bën lidhjen me bregun e liqenit të Shkodrës ku shpesh herë vizitohet nga turistë të huaj të cilët përballen me një pamje të shëmtuar të fshatit përreth. Nga ana tjetër, dëmet mjedisore të cilat shkaktohen në këtë zonë janë të mëdha.
Si shkak I depozitimi të mbetjeve të shumta plastike, tokat përreth janë bërë të pashfrytëzueshme nga banorët të cilët sigurojnë të ardhurat përmes bujqësisë. Ky nuk është rasti I vetëm ku fshatrat harrohe nga institucionet përgjegjëse. Edhe në bashkinë Shkodër ashtu si atë Malësi e Madhe zonat rurale janë përfshirë shumë pak projektet ky synohet urbanizimi dhe përfshirja e një komuniteti të tërë në jetën urbane.
Me dhjetëra familje, deri në prag zgjedhjesh të tjera do të vazhdojnë të jetojnë në këto kushte deri sa deputetë të zonës të kujtohen për problematikat e një komuniteti që jeton në kushte të paimagjinueshme.