“Mirë se erdhët mërgimtarë” është koncerti i zhvilluar në Malësinë e Madhe kushtuar ardhjes se emigrantëve në vendlindjen e tyre. Artistët më të mirë të Malësisë performuan përpara bashkëatdhetarëve të tyre…
Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj i uroi mirëseardhjen emigrantëve në vendin e tyre dhe i falenderoi për kontributin që ata japin në përmirësimin e infrastrukturës por edhe për familjet e tyre. Kryebashkiaku Marinaj kërkoi që edhe fëmijët e emigrantëve të ndjekin shembullin e të parëve të tyre.
Festa vijoi për disa orë nën ritmet e muzikës nga artistët e përzgjedhur të Malësisë së Madhe.