Bashkia Malësi e Madhe i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” kryetar të komunës Namur në Belgjikë Maxime Prevot, njëkohësh deputet në parlamentin belg për kontributin e tij dhënë për Malësinë e Madhe. Kryekomunari Prevot ka dhuruar tre mjete zjarrëfikëse për shërbimin zjarrëfikës të Malësisë së Madhe si dhe një ambulancë për spitalin e Koplikut ndaj në shenjë mirënjohje iu dha titulli “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe.

Politikani belg Prevot u shpreh i kënaqur për këtë nderim që iu bë ndërsa tha se do vijojë që të mbështesë Malësinë e Madhe sa i përket sigurisë civile të qytetarëve dhe tashmë edhe në fushën e zhvillimit të turizmit në mënyrë që turistët belg të jenë më të shumtë në numër në vendin tonë.

Deputeti i PS për Malësinë e Madhe Paulin Sterkaj u shpreh se Prevot është një mik i shqiptarëve në Belgjikë duke i ndihmuar ata.

Një rrugë në qendër të Koplikut do të mbajë emrin rruga Komuna Namur. Kryekomunari dhe deputeti belg Prevot zhvilloi një vizitë tek reparti zjarrëfikës ku ka dhuruar 3 mjetet si dhe tek spitali i Koplikut ku ka dhuruar ambulancën ndërsa në fund u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe.

Artikulli paraprakRAMA HOMAZHE PËR NËNKOMISARIN SAIMIR HOXHA: NJË ÇAST I RËNDË PËR POLICINË, SHOQËRINË E SHTETIN! FËMIJËT E DËSHMORIT TË ATDHEUT DO MARRIN 170% TË PAGËS SË BABAIT
Artikulli tjetërSHENDETI – 29.09.2021