Linja hekurudhore nga Malësia e Madhe në drejtim të Malit të Zi në shumë pjesë të saj është e mbushur me mbeturina. Dy ditë më parë treni i mallrave që shkon drejt Malit të Zi është bllokuar për disa orë për shkak të këtij grumbulli mbeturinash në fshatin Boriç i Madh. Banorët tregojnë se kjo situatë është e papranueshme dhe ndjehen me turp për faktin se treni u bllokua nga mbeturinat në linjën hekurudhore.

Banorët kërkojnë nga bashkia Malësi e Madhe që të pastrohen mbeturinat të cilat janë kthyer në një shqetësim aq më tepër duke qenë se temperaturat do vijnë në rritje.
Linja hekurudhore nga Shkodra në drejtin të Malit të Zi në shumë pjesë të saj është e ndotur ndërsa një shqetësim janë edhe mbikalimet që kthehen në një rrezik për banorët apo bllokimi i kanaleve ujore nën hekurudhë.

Artikulli paraprakDEPUTETJA BILALI SHTRON IFTAR PËR GRATË SHKODRANE
Artikulli tjetërDËSHTON MBLEDHJA, OPOZITA DHE PSD E BRAKTISIN