Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, pranë fshatit Palvar.
Mësohet se 19-vjeçari i cili drejtonte mjetin tip ‘Citroen’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar.
19-vjeçari ndodhet në spitalin e Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË
Malësi e Madhe, Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujsesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kesaj dalje nga rruga.