Malësi e Madhe/Konstatohen 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: L. V., banues në fshatin Flakë-Kamicë, Z. L., banuese në fshatin Vajush dhe Z. R., banuese në fshatin Grizhë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësit e energjisë elektrike që furnizonin banesat e këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak‘ZGJEDHORJA’/ BASHA THIRRJE NDAJ DEPUTETËVE TË BARDHIT DHE BERISHËS: NDALNI LOJËRAT POLITIKE PËR INTERESA VETJAKE, TË NISIM PUNËN PËR REFORMËN
Artikulli tjetërFUTBOLLISTI ALFRED AJDAREVIC FIRMOS ME VLLAZNINË