Bashkia Malësi e Madhe ka reduktuar në masën 100% ngrohjen me gaz në shkolla. Mirsada Vuçaj, inspektore e Arsimit dhe Shëndetësisë bën të ditur se janë marrë të gjitha masat për sigurimin e lëndës së parë për ngrohjen e klasave në këtë vit shkollor.

Gjatë këtij viti është planifikuar edhe rikonstruksioni I tre shkollave, për të siguruar kushtet e duhura për zhvillimin e mësimit kryesisht gjatë dimrit.

Në katër shkolla bashkia Malësi e Madhe ka siguruar ngrohjen me pelet, shkolla e Bajzës ka ngrohje me naftë ndërsa në 32 shkolla të tjera ngrohja këtë vit shkollor do të bëhet me dru.

Artikulli paraprakSHKODËR, HAPET FUSHATA E VAKSINIMIT TË STUDENTËVE
Artikulli tjetërMALËSORI BROJA! NË FSHATIN E HEROIT SHQIPTAR