Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”.

U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Ivanaj, vihet në pranga 62-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Si rezultat i një hetimi dyjavor me metoda proaktive, ndjekur në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër” dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin F. V., 62 vjeç, banues në këtë fshat.

Ky shtetas u kap në flagrancë, duke u kujdesur për dhjetëra bimë narkotike që i kishte kultivuar në tokë publike.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVENDET QË HUMBIN MË SHUMË NJERËZ PËR SHKAK TË EMIGRACIONIT, SI RENDITEN SHQIPËRIA DHE KOSOVA
Artikulli tjetërVLLAZNIA BËN GATI NJË TJETËR AFRIM NË MERKATO