Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ducaj të Malësisë së Madhe në mënyrë aksidentale. Shtetasi Mondi Makaj 39 vjeç ka humbur jetën në mënyrë aksidentale teksa është dëmtuar me motorsekë në mal duke prerë dru. Ndërkohë një tjetër person që ndodhej me të ka shpëtuar. Viktima nuk ka arritur që të përballojë plagët e rëndë në trup. Ngjarja ka ndodhur në një terren të thyer malor në fshatin Ducaj të Malësisë së Madhe. Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore dhe për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Artikulli paraprakDËSHTON TAKIMI TREPALËSH, KOSOVA DHE SERBIA PËRSËRI NUK PAJTOHEN PËR RRUGËN DREJT NORMALIZIMIT TË RAPORTEVE
Artikulli tjetërSHKODER HUMB JETEN 58 VJEÇARJA