Presidenti Ilir Meta në një aktivitet të zhvilluar në Shkodër nderoi me titullin e lartë “Nderi i Kombit” patriotin dhe luftëtarin e shquar të Malësisë së Madhe Prekë Cali për kontributin e tij në mbrojtjen e kufijve. Po ashtu Presidenti Meta i dha dekoratën e nderit “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” patriotëve Pretash Ulaj, Kolë Smajlaj dhe Prekë Gjolaj për kontributin e tyre në kryengritjen e Deçiçit ndaj pushtuesve si dhe ngritjen e flamurit të Skenderbeut në Deçiç në 1911-ën.
Presidenti Meta pas nderimit të patriotëve nga Malësia e Madhe që mbrojtën kufijtë e Shqipërisë në skajet e veriut ndaj pushtuesve serbo malazez si dhe dhanë jetën për liri e atdhe gjeti rasti që të japë një mesazh edhe për ditët e sotme kur në Kosovë ka një situatë të tensionuar në kufirin me Serbinë duke nënkuptuar edhe kryeministrin Rama në këtë mesazh.
Përpara se të jepeshin dekoratat aktiviteti u shoqërua edhe më një koncert artistiko-kulturor ndërsa të pranishëm ishin edhe familjarë të figurave që u dekoruan si dhe personalitete të Malësisë së Madhe.
Asgjë nuk mund ta vjetërojë patriotizmin, asgjë nuk mund ti zhbëjë aspiratat e gjeneratave për Shqipëri, Kosovë dhe të drejtat e shqiptarëve që janë fituar me aq shumë gjak dhe njëkohësisht populli jonë thotë ujku qimen e ndërron po zakonin se harron kështu që mbrojtja e kufijve mbetet detyrë mbi detyrat në çdo kohë.