Bashkia e Malësisë së Madhe ka zhvilluar pasdrekën e së shtunës një takim të zgjeruar për prezantimin e buxhetit të vitit 2016.
Ky takim u zhvillua në fshatin Çesme të kësaj bashkie, ku të pranishëm ishin kryebashkiaku Tonin Marinaj, këshilltarë, kyrtarët e fshatravë që përfshin ky territor si dhe banorë të komuntetit vendas të cilët kanë shfaqur interes për të dëgjuar investimet e vitit 2016. Përpara të pranishmëve, Marinaj tha se ky është buxheti më i madh në këto 25 vite për këtë bashki. Në këtë takim mori pjesë edhe kreu i PD-së në Malësi të Madhe Pjerin Spathari, i cili përsëriti kërkesën e këshilltarëve demokratë për uljen e paketës fiskale. Adminstrata e Bashkisë Malësisë së Madhe për vitin 2016 do të ketë gjithsej 291 punonjës. Granti i garantuar nga qeveria shqiptare për këtë vit është 184 milion lekë të reja të cilat do të shpenzohen për shpërblimin e këshilltarëve dhe pagat nënpunësve, ndërsa 1 milion lekë të reja parashikohet të grumbullohen të ardhurat nga taksat. Me prioritet kjo bashki për këtë vit ka edhe investimin në rrugën e Reçit, e cila është krejtësisht e amortizuar.