Rezultatet e numërimit në Zonën e Administrimit Zgjedhor Nr. 1 në Malësi të Madhe kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste, e cila arriti të grumbullonte 8123 vota, kundrejt 5824 votave të partisë Demokratike.

Rezultatet e komisionit të ZAZ-së tregojnë se psd me 1192 vota është forcë e tretë politike në këtë rreth, e ndjekur nga LSi me 1121 vota dhe PDIU me 326 vota. Ajo që bie në sy nga rezultatet në Malësinë e Madhe është fakti se Partia Socialiste rezulton fituese në të 6 njësitë administrative.

Numërimi i votave ka përfunduar pa asnjë kontestim në këtë ZAZ, ndërsa i gjithë procesi është ndjekur nga afër nga vëzhguesit e partive politike dhe ata ndërkombëtarë. Në rrethin e Malësisë së Madhe pjesëmarrja ka qenë mjaft e ulët, 39.48%. Nga 79 kutitë e votimit janë regjistrur 17112 vota gjithsej.

REZULTATET VNV 01
PS: 8123
PD:5824
PSD:1192
LSI:1121
PDIU:326

Artikulli paraprakTOM DOSHI GARANTON FITOREN
Artikulli tjetërINCIDENTI PAS NUMERIMIT TË VOTAVE NË SHKODËR