Për shumë vite me radhë reparti zjarrëfikës në Malësinë e Madhe ka qëndruar në kushte tejet të vështira. Mungesa e një infrastrukture të duhur ka bërë që efektivët të punojnë me vështirësi për vite me radhë edhe pse misioni i tyre i shenjtë për t’ju gjendur pranë banorëve të Malësisë së Madhe brenda mundësive që kanë patur është realizuar edhe pse nevojat realisht kanë qenë shumë më të mëdha. Ditët e fundit në repartin zjarrëfikës të

Malësisë së Madhe bashkia atje ka dhënë një fond për të mundësuar rikonstruksionin e krejt asaj godine. Tashmë kanë nisur punimet për këtë rikonstruksion dhe shumë shpejt pritet që ai repart të ketë një pamje tjetër dhe kushte shumë më të mira se deri tani. Një gjë të tillë e konfirmon edhe Besnik Hasa, drejtor i repartit zjarrëfikës në Malësinë e Madhe

Pavarësisht rikonstruksionit të godinës, reparti zjarrëfikës në Malësinë e Madhe paraqet edhe shumë nevoja të tjera sa i përket mjeteve që duhen, numrit të efektivëve apo edhe logjistikës.

Në të ardhmen duke parë edhe faktin që Malësia e Madhe është një territor tejet i gjërë por edhe me shumë pyje do të shihet mundësia për të gjetur format që të ketë më shumë mjete zjarrëfikëse apo edhe pjesën e logjistikës, të cilat kërkohen prej vitesh por nuk janë realizuar si shkak i mungesës së fondeve përkatëse.

Artikulli paraprakSTUDIMI, FAMILJET SHQIPTARE LIMITOJNË SHPENZIMET E LUKSIT
Artikulli tjetërSHKODËR, BYPASS-I KTHEHET NË FUSHË MBETURINASH